Mbylli sytë përgjithmonë shkencëtari 104-vjeçar, i cili zgjodhi një klinikë në Zvicër për t’i dhënë fund jetës vullnetarisht. Ai vdiq në një klinikë në Zvicër, e cila mundëson eutanazinë. Ekologjisti dhe botanisti i famshëm, i cili nuk ishte i preku nga ndonjë sëmundje e pashërueshme, tha se vendimin e kishte marrë nga fakti që pavarësia e tij kishte pasur trajektore rënëse ndër vite. Goodall fluturoi nga Australia për në Zvicër, për t’iu nënshtruar vdekjes së asistuar. Në një intervistë të muajit të kaluar ai tha se nuk ndihej i lumtur, donte të vdiste dhe se kjo nuk ishte edhe aq e trishtueshme. E trishtueshme do të ishte nëse dikush pengohet të vdesë.