Sofje, 30 janar – 102 kontejnerë të rinj me mbeturina italiane janë zbuluar në portin e Varnës, ndërsa pranues sërish është kompania “Blacion”, transmeton gazeta KOHA.
Agjencia përkujton se kompania bullgare “Blacion”, në të cilën pjesëmarrës janë dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, Bllazhe Ignatov dhe Goran Angellov, ka importuar mbeturina nga Italia, që ishin zbuluar në portet e Varnës dhe Burgasit. Vetë Angellov dei kohë më parë ishte drejtor i Drisllës. Pasi që shpërtheu skandali, ai u pushua nga puna, shkruan BGNES.
Kontejnerët me mbeturina, të cilat ndodhen në portin Varna-Perëndim, sot i kontrolluan përfaqësues të të Prokurorisë rajonale në qytetin e Detit të ZI. Gjatë inspektimit kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të Agjencisë shtetërore “Sigurimi shtetëror”, Ministrisë së Punëve të brendshme, doganës dhe eko-inspektoratit.
Furnitor i mbeturinave është kompania italiane “Dentiçe pantelone”. Kontejnerët arritën mes 21 dhe 29 nëntorit të vitit të kaluar si ngarkesë e cila mund të mbetet në port deri 90 ditë. Ky afat tashmë ka skaduar.
Sipas deklaratave të prokurorisë nga java e kaluar, mbeturinat ishin dedikuar për kompaninë në Pleven, ndërsa Goran Angellov pohon se është dashur të t’i dorëzohej termoelektranës “BObov Dol”, lajmëroi BGNES.(koha.mk)