1000 Unviersitetet më të mirë në botë, asnjë nga Maqedonia

Shkup, 15 gusht – Asnjë universitet i Maqedonisë nuk figuron në listën e Shangait që bën radhitjen e 100 universiteteve më të mira në botë.

Universitetet e vendit edhe këtë vit mbetën jashtë vlerësimit akademik që përcaktohet nga indikator si numri i përgjithshëm i të diplomuarve të një institucioni që fitoi Çmimet Nobel dhe Fushat e Medaljes, në sfera të ndryshme shkencore. Sipas MASH-it, shkak për mungesën e universiteteve të vendit në këtë listë, është mungesa e reformave rrënjësore në arsimin e lartë, që në të kaluarën nuk ka pasur trajtimin dhe vëmendjen e nevojshme, nga MASH përkujtojnë se për rezultate, duhet kohë.

“Risitë e para që u vendosën në Ligjin tanimë të miratuar për Arsim të Lartë, dedikuar atyre për të cilët edhe sillet ky Ligj, ofrojnë mbështetje më të madhe shtetërore për institucionet e arsimit të lartë, por edhe autonomi më të madhe, liri më të madhe të shprehjes dhe punës. Të gjitha këto paraqesin motiv për angazhim plotësues të profesorëve dhe felës shkencore, ndërsa në drejtim të arritjeve më të larta zhvillimore nga aspekti i cilësisë ofrojnë mbështetje edhe për progres më të madh rajonale si dhe njohje më të madhe të universiteteve në rrafshin global”, thonë nga ministria e arsimit dhe shkencës.

Ranglista tregon se arsimi me i mirë universitar është ai Amerikan, me gjithsej 16 universitete. Nga 20 të ranguarat e para, prin universiteti i Harvardit.  Nga gjithsej 366 universitete të Evropës që zunë vend në listën akademike globale, në vendin e 19 u radhit Instituti Federal i Teknologjisë në Zvicër. Nga vendet e rajonit, universitetet në Beograd dhe Athinë renditen mes 300 dhe 400 top universiteteve, Universiteti Teknik i Lubjanës,  ai i Selanikut dhe Athinës, renditen midis 400 dhe 500 universiteteve më të mira.

/TVM2/