Trajneri i skuadrës së Montpelierit në Francë, Frederik Hantz, iu ka vendosur rregulla mjaft të rrepta lojtarëve të tij për regjimin ushqimor që duhet të ndjekim gjatë pushimeve të festave të fundvitit. Ai do të aplikojë gjoba prej 1000 eurosh për çdo kilogram që futbollistët do të shtojnë në peshë. “Do të paguajnë 1 euro për çdo gram të shtuar. Mund të duket një gjobë qesharake, por nuk është kështu”, është shprehur trajneri për mediat lokale franceze. Futbollistët e Montpelier i kanë marrë pushimet më datën 21 dhjetor dhe do të rikthehen në stërvitje më datën 31, ditën e fundit të vitit. Aktiviteti futbollistik në Francë rifillon më datë 14 janar.