Bayern Munich do të kërkojë të nënshkruajë me portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, këtë verë, thotë “Don Balon”. Kampionët e Bundesligës janë të shqetësuar për shëndetin e Manuel Neuer, i cili ka humbur shumicën e sezonit me lëndime. Dhe gjigandët bavarezë shpresojnë se një ofertë 100 milionë eurosh do ta bindë Barcelonën për të lëshuar 25-vjeçarin.
Në fakt, portieri i Barcelonës është ai që zë pozicionin e Neuer në ekipin kombëtar gjerman. Sidoqoftë, ideja e klubit katalanas nuk ka qenë kurrë që të shesë një nga lojtarët më të mirë të saj. Kujtojmë se klauzola e çlirimit të portierit nga kontrata aktuale në “Camp Nou” është 180 milionë euro.