100 mijë protestues pushtojnë Londrën, ja ç’ka ndodhur

Mijëra protestues kanë vërshuar rrugëve në Londër dhe janë bashkuar para Parlamentit, duke bërë thirrje për referendumin final të marrëveshjes së daljes nga Bashkimi Evropian që njihet ndryshe si Brexit.

Votuesit e rinj kanë qenë drejtuesit e këtij marshi popullor, ku sipas organizatorëve kanë qenë rreth 100 mijë protestues, të cilët së bashku kanë përcjellë mesazhin se rezistenca e tyre duhet të merret në konsideratë. Kryeministrja britanike Theresa May ka refuzuar një referendum të tillë.Votuesit në Britani kanë votuar pro daljes nga Bashkimi Evropian që në qershorin e vitit 2016.

“Britania pritet të dalë nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019. Plani është të bëhet nja hap tranzicioni për lehtësim të pasojave të marrëdhënies mes BE-së dhe Britanisë”, shkruan REL. Por, për shkak të mosarritjes së një marrëveshjeje në mes të dyja palëve, afati mund të shtyhet./sot