Destinacionet e njohura të pushimeve ku homoseksualiteti është i jashtëligjshëm përfshijnë Maldivet, Barbados, Xhamajkën, Marokun dhe Tunizinë. Në disa vende, përfshirë Brunein, Iranin, Mauritaninë, Arabinë Saudite, Jemenin dhe në shtetet veriore në Nigeri, dënimi me vdekje është dënimi i përcaktuar ligjërisht për aktet seksuale të të njëjtit seks
Një agjent udhëtimesh ka lëshuar një paralajmërim për çiftet homoseksuale pasi disa destinacione të njohura për pushime kanë rregulla strikte dhe nuk pranojnë marrëdhënie të të njëjtit seks. Andrew Earle tha se së fundmi duhej të paralajmëronte një çift që pyeti për rezervimin e një udhëtimi në Maldive. Destinacioni luksoz i pushimeve ka rregulla të rrepta rreth marrëdhënieve të të njëjtit seks dhe megjithëse ka disa vendpushime miqësore për homoseksualët, jo të gjitha vendet janë të sigurta.
Maldivet janë nën Ligjin e Sheriatit dhe shfaqja e dashurisë publike midis çifteve të të njëjtit seks në vendpushim mund të çojë në tetë vjet burg dhe 100 goditje me kamxhik. Agjenti i udhëtimit tha se është një “bisedë e vështirë”, por agjentët e udhëtimit duhet të pyesin për natyrën e marrëdhënieve të klientëve kur prenotojnë pushime në destinacione të caktuara, raporton Hull Live. Andrew tha se shumë çifte nuk janë të vetëdijshëm se shfaqja e tyre e dashurisë gjatë pushimeve mund t’i çojë ata në burg. Po rritet numri i shteteve që po legalizojnë martesat dhe marrëdhëniet e të njëjtit seks, por në shumë vende homoseksualiteti është ende i paligjshëm.
Destinacionet e njohura të pushimeve ku homoseksualiteti është i jashtëligjshëm përfshijnë Maldivet, Barbados, Xhamajkën, Marokun dhe Tunizinë. Në disa vende, përfshirë Brunein, Iranin, Mauritaninë, Arabinë Saudite, Jemenin dhe në shtetet veriore në Nigeri, dënimi me vdekje është dënimi i përcaktuar ligjërisht për aktet seksuale të të njëjtit seks. “Shumë njerëz udhëtojnë pa ndonjë problem, por shfaqjet publike e dashurisë si puthja dhe mbajtja e duarve mund të çojnë potencialisht në një arrestim dhe shumë njerëz nuk janë në dijeni”, është shprehur Andrew. Andrew tha se kur njerëzit rezervojnë në internet, nëse nuk hulumtojnë zakonet lokale siç duhet, ata mund ta gjejnë veten në situata të vështira.