Një gjyq ekuadorian ka dënuar me 10 vite burg ish-presidentin e Federatës së Futbollit Luis Chriboga për korrupsion ditën e premte në një tjetër çështje që ka rrjedhur nga skandali i trupit qeverisës së futbollit, FIFA. 70 vjeçare Chiriboga, i cili ishte në krye të federatës për 18 vite por ka qenë në arrest shtëpie që prej fundit të 2015, ishte dënuar për pastrim parash pashë me dy pjesëtarë të tjerë të organizatës. Ai është një prej 40 shefave, kryesisht amerikano latinë, të implikuar në investigimin e kryer nga Shtetet e Bashkuara që kanë tronditur FIFA-n.
Gjyqtari Miriam Escobar tha se rreth një shumë e madhe parash ka kaluar në mënyrë ilegale në federatën e futbollit Ekuadoriane. Salla e saj gjyqësore me vendndodhje në Quito dënoi tre zyrtare të futbollit për të paguar dyfishin e parave që kanë marrë dhe të dorëzojnë pronat e tyre. Avokatët e personave të akuzuar thanë se do ta apelojnë dënimin. Chiriboga, i cili ka mohuar akuzat, me shumë siguri do ta kryente dënimin në shtëpi duke parë moshën e madhe që ka.
10 vjet burg për ish-presidentin e futbollit
Leave a comment