10-vjeçari ‘vjedh’ një puthje ditën e dasmës, video virale që ju ndryshon humorin (VIDEO)

Të gjitha nuset e kanë garanci vëmendjen ditën e dasmës dhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm, por në raste si ky, askujt nuk i vjen keq që, për disa sekonda, vëmendja të fokusohet te dikush tjetër.

Përjashtimin këtë herë e ka bërë Maycos, një djalë 10-vjeçar, momenti i të cilit është bërë viral në shumë pak kohë në të gjithë rrjetin.

Kjo video e postuar nga DailyMail tregon momentin kur Maycos përkulet për të puthur një vajzë të vogël që mbante lulet në një dasmë në Filipines, pasi të porsamartuarit po puthen për të realizuar foton epike.

Alfred Lu sapo ishte martuar me partneren e tij Jamaica në Manila, kur fotografi John Clegg i ftoi për realizuar një fotografi në dalje të kishës. Ndërsa ishin duke u bërë gati për foton, çifti së bashku me shoqërueset ishte vënë në radhë në pritje të fotos. Dy fëmijët, përballë njëri-tjetrit, duhet të qëndronin me sytë e mbyllur, por 10-vjeçari nuk i rezistoi dot vogëlushes Sheyn Buencamino.

Maycos, vjedhurazi, ndërsa sheh që çifti shkëmben një puthje, afrohet me shpejtësi drejt vogëlushes dhe e puth shpejt në faqe.

Të gjithë nisin të qeshin me veprimin e 10-vjeçarit dhe ndërhyjnë për të larguar vajzën, por Mayco mistrec e shoqëron veprimin e tij me një buzëqeshje. Fotografi Clegg tha: “Ishte një moment shumë i ëmbël. Fëmijët e ditëve tona janë vërtet të paparashikueshëm. Ishte një moment i pafajshëm dhe i përkryer”.