10-vjeçari shqiptar që po impresionon publikun zviceran (VIDEO)

Shumë fëmijë shqiptarë po tregojnë talentin e tyre në diasporë. I tillë është Nuel Ramaj, i cili ka impresionuar publikun zviceran, shkruan albinfo.ch. Nueli është vetëm 10-vjeçar dhe së fundi ka lançuar një video klip me titullin “With You” (Me ty). Kënga është mjaft e pëlqyeshme, duke marrë edhe kritika pozitive, derisa në të kaluarën ka marrë pjesë edhe në disa gara e spektakle. Nueli ka lindur më 21 dhjetor 2007 në Münsterlingen të Zvicrës, derisa tani jeton në Romanshorn. Prindërit e tij janë nga Kosova, derisa kanë ardhur në Zvicër nga Vitia në vitin 1989. Ata shprehën ekskluzivisht për Albinfo.ch se, synimet e Nuelit janë të mëdha për të ardhmen dhe nga ai pritet shumë në të ardhmen.