Edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj është shtylla kryesore që garanton jo vetëm mbijetesën e një populli, por edhe rritjen e mirëqenies së tij. Sado të ndryshojnë prioritetet e një qeverisjeje, arsimimi është gjithnjë e aty, njëri prej tyre, madje edhe kur bëhet fjalë për vendet më të zhvilluara të planetit. Por cilat janë vendet që vlerësojnë më shumë ata që përhapin dijen tek brezat e rinj? World Economic Forum ka bërë renditjen e 10 vendeve që paguajnë më shumë mësuesit në bazë të të dhënave të publikuara nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik:
- LUKSEMBURG. Paga vjetore e një mësuesi është 79 mijë dollarë. Për ata me përvojë shkon deri në 137 mijë dollarë.
- ZVICRA. Paga vjetore e mësuesve në këtë vend është 69.865 dollarë.
- GJERMANIA. Paga vjetore për mësuesit 61.589 dollarë
- NORVEGJIA. Paga vjetore për mësuesit është 47.445 dollarë
- DANIMARKA. Paga vjetore për mësuesit është 46.914 dollarë
- SHBA. Paga vjetore për mësuesit është 43,678 dollarë
- SPANJË. Paga vjetore për mësuesit është 42.002 dollarë
- AUSTRALIA. Paga vjetore për mësuesit është 40.874 dollarë
- HOLANDA. Paga vjetore për mësuesit është 39.205 dollarë
- KANADA. Paga vjetore për mësuesit është 39.179 dollarë.