Kur përmendet fjala “psikolog” asociacioni i parë është problemet. Përveç asaj që psikologu mund të ju ndihmojë që të përballoni problemet momentale të jetës, ja disa shembuj apo situata në të cilat këshilla e psikologut mund të ndihmojë shumë:Kur nuk mund të gjeni zgjidhje për rrethanat momentale të jetës në të cilat ndodheni, ndjeni që nuk keni mjaft përkrahje nga të tjerët dhe dëshironi që me dikë përmes bisedës të arrini te zgjidhja.
Kur ndjeni se gjatë kohë jeni i padisponuar apo i pakënaqur për shkak të rrethanave momentale të jetës në të cilat ndodheni.Kur ndjeni tërbim, zemërim, urrejtje, apo që askush nuk po ju kupton.
Kur ndjeni se për shkak të problemeve me kalimin e kohës e keni më të vështirë dhe për këtë jeni në stres intenziv.
Kur nuk mund të flini lehtë në mbrëmje, apo ju mundon pagjumësia, kështuqë ndjeheni të rraskapitur për shkak të mendimeve të tepruara.
Kur ndjeni frikë nga e ardhmja dhe gjithçka që ajo bartë me vete.
Nëse mendoni se nuk jeni mjaft i dashur apo nuk keni komunikim të mirë me njerëzit tjerë – anëtarët e familjes, miqtë, partnerin …
Kur ndjeni se ju mungon vetëbesimi, besimi në vete, apo ndjeheni i pasigurt …
Kur merrni vendime të rëndësishme – Egziston numër i madh i situatave të zakonshme të jetës dhe rrethana në të cilat nuk jemi gjithmonë të sigurt se a po veprojmë drejtë apo çfarë vendimi të marrim.
Këshilla e psikologut atëherë mund të na ndihmojë që të kuptojmë se çka është më mirë për ne, sepse psikologu është ai i cili në atë situatë si vëzhgues objektiv nga anash i sheh gjërat më realisht dhe në bisedë mund të na ofrojë zgjidhje për të cilat ne vetë nuk jemi të vetëdijshëm ose nuk i shohim për momentin.