PSEUDONIMET: Kur ishte i vogël e thërrisnin “pretino”, prift i ri në moshë, sepse fanella i rrinte. Tani të gjithë e thërrasin vetëm “Joya”, xhevahir. Në Palermo, fytyra e djaloshit ishte një “u picciriddu” (djalë mamaje). Dikur u përgjigj: “Çfarë të keqe ka të sillesh mirë dhe të jesh i edukuar?”
SHAHU: Ka mësuar artin e shahut kur ishte fëmijë në familjen e tij. E praktikon tani që është rritur në grumbullimet e skuadrës. Që nga muaji janar ka një problem, sepse Marotta i ka shitur të vetmin nga shokët që dinte të luante mirë. Pa Hernadez, “Joya” jep “shah mat” vetëm në fushën e lojës .
LEGO: Ambasador i logos së Juventus, por edhe i LEGO, loja me ndërtim me anë të kubave e praktikuar nga fëmijët e të gjithë botës. Preferon tullat e ngjyrosura përpara muzikës! Me ish-të dashurën e tij montonte dhe çmontonte lojëra, si në rastin kur ndërtuan miniaturën e “Tower Bridge”, u ndesh një natë e tërë.
E DJATHTA: Me të majtën shkruan poezi, me të djathtën kërkon të imitojë dorën tjetër. Në këtë mënyrë, për të rritur ndjeshmërinë ka nisur të përdorë një ushtrim ekstrem: një herë në javë Paulo provon ta shkruaj emrin e tij me të djathtën, me këmbën e djathtë.
GJYQTARËT: Kur shokët e tij luajnë mini-futboll, çfarë bën Paulo? Vishet me ngjyra të zeza dhe me kartonat në xhep bën gjyqtarin. Miqtë thonë se është shumë i rreptë dhe i pëlqen të ndëshkojë kundërshtarët me të kuqe.
BASKETBOLL: Në fillimet e tij, për të shkarkuar energjinë e madhe të kishte, e ëma e futi në basketboll. Zgjati shumë pak, sepse Paulo kishte dëshirë ta ndalonte topin me këmbë. Në fillimet e veta në mini-basket ishte shok ekipi me Facundo Campazzo, organizatori argjentinas, sot te Real Madrid.
SOLIDARITETI: “Sonrisa”, buzëqeshje, është emri i fondacionit të tij dhe një thirrje për të gjithë botën të ndihmojë fëmijët në nevojë. Në vende të ndryshme të Italisë, “Sonrisa” ka organizuar manifestime bamirëse me praninë e Dybala.
FANELLAT: Koleksioni i fanellave ka një emërues të përbashkët: nga rivalët ka dashur gjithmonë fanellën me numrin 10, edhe kur kishte numrin 21 mbi shpinë. Vetëm njëra është më e veçanta për të, ajo e Ronaldinho.
DASHURIA: Antonella Cavalieri, ish-modele, shpesh herë e pranishme në “Juventus Stadium”. Tani, Paulo del me shoqen e tij në mes të diellit, pas një historie të komplikuar dhe diskrete, që zgjati tre vjet.
RRJETET SOCIALE: Dy pëllëmba të hapura, 5 plus 5. Në këtë mënyrë Paulo Dybala vraponte për të festuar golat në “Marasi”, në shenjë mirënjohje për 10 milionë ndjekësit në “Instagram”, shifër që u arrit pikërisht në kohën që po luhej Genoa-Juventus. Më pas një video e mrekullueshme me 10 tifozë që thonë numrin 10 në 10 gjuhë të ndryshme të botës.