Për çdo minut të kaluar në tregun e punës, konkurrenca rritet për kandidatët, ndërsa punëdhënësit shumë shpesh kanë edhe shumë aplikacione. Në klimën e vështirë aktuale ekonomike, gjetja e një pune është mjaftë e vështirë për shumicën e njerëzve, por një CV e mirë çdoherë mund të ju siguron një gjë: intervistë për punë.
1. Prezentimi:
Mos e shkruani CV-n tuaj në mënyrë që mund ta trulloj atë që e lexon. Bëni një CV të thjeshtë, e cila do të jetë mire e shkruar dhe në formë të mire, sepse CV-ja e dizajnuar keq mund të hedh një drit ndryshe për ju dhe personalitetin tuaj.
2. Gjatësia
Mundohuni që CV-ja juaj mos të jetë më e gjatë sesa dy faqe të formatit A4, sepse nëse është më e gjatë se aq, shumë njerëzve do iu refuzohet – sepse udhëheqësit nuk kanë kohë. Nëse keni karrierë më të gjatë historike, mundohuni që atë ta shënoni në fjali shumë të shkurtër dhe t’i shkruani vetëm arritjet më të rëndësishme. Punëdhënësitë më shumë interesohen për ngjarjet e karrierës së juaj të mëhershme dhe më të rëndësishme.
3. CV tuaj formulone bukur
Shumë është me rëndësi ta formuloni CV tuaj për punën për të cilën aplikoni. Që ta bëni këtë në mënyrë të suksesshme, njëherë duhet ta lexoni mirë shpalljen për punë dhe keni kujdes për atë se çfarë kërkohet në aspektin aftësive dhe përvojës suaj.
4. Fillone CV tuaj me profil personal
Kjo mund të jetë një paragraf i shkurtër në fillim të CV suaj, e cila do t’i përfshinë aftësitë kryesore, shkathtësitë dhe përvojat që keni mbledhur, kompanitë për të cilat keni punuar, dhe çfarë kërkoni ju për formimin tuaj në rolin e ardhshëm. Kjo mund të jetë e vështirë për t’u shkruar, por me të vërtetë mund të jetë efektive.
5. Historia e karrierës suaj
Shkruane historin e karrierës suaj në mënyrë kronologjike, duke filluar me punën tuaj të fundit. Identifikoni aftësitë tuaja themelore dhe përvojën që e keni marrë nga çdo punë të cilën e keni punuar.
6. Arritjet
Përfshini arritjet tuaja kryesore në paragrafe të ndryshme. Nëse jeni të thirrur në intervistë, mundohuni që t’i nxjerrni në pah të gjitha detajet.
7. Ndërprerjet gjatë periudhave të punës
Më mirë është të shkruani arysen pse keni pauzuar gjatë periudhës së punës (fëmijët, udhëtimet), sesa të leni hapësirë më të madhe gjatë tërë periudhës.
8. Hobi dhe interesat
Nëse dëshironi të përfshini një pjesë për hobin dhe interesat e juaja, atëherë më mirë është të shkruani gjëra me të cilat do të ju ndryshojnë (gjithmonë në aspekt pozitiv) nga kandidatët e tjerë.
9. Rekomandimet
Do të ishte mirë që në CV tuaj të ketë rekomandime nga punëdhënësit tuaj të më hershëm. Në atë mënyrë do t’i ngreni në nivel më të lartë kapacitetet tuaja profesionale.
10. Mos haroni t’i kontrolloni problemet gramatikore dhe drejtshkrimore!