Kur e dëgjoni fjalën psikopat, sigurisht ju shkon mendja në një person të çmendur të aftë për të vrarë. Mirëpo, psikopatët nuk duken kështu si i imagjinojmë ne. Definicioni i një psikopati është një person i cili ka shumë pak apo aspak emocione dhe empati. Njerëz të tillë keni parë të gjithë. Kevin Dutton, një hulumtues në Universitetin e Oksfordit, i cili ka kaluar 10 vite duke studiuar dhe duke analizuar trurin e psikopatëve ka ardh me një listë të profesioneve ku gjenden më së shumti psikopatë.
- Drejtorët. Korporatat në Amerikë njihen si të pamëshirshme. Njerëzit e sukssesshëm të cilët i drejtojnë ato nuk kanë zgjedhur mjete për të arritur aty ku janë.
- Avokatët. Të gjithëve na pëlqen të bëjmë shaka me avokatët se si i mbrojnë kriminelët, mirëpo në këtë ka diçka të vërtetë. Avokatët shfaqin shenja të psikopatisë, si jo sinqeriteti, lakmia dhe ambicia.
- Punëtorët e medias. Pjesa më e madhe e njerëzve që punojnë në media apo personaliteteve të shquara televizive tregojnë shenja të psikopatisë.
- Shitësit. Në studime të shumta është ardhur në përfundim se shitësit e mirë kanë nivele të larta të narcisizmit dhe mungesë të empatisë.
- Kirurgët. Edhepse mjekët dhe infermieret radhiten në mesin e karrierave me më së paku psikopatë, kirurgët janë specie tjetër. Shumica prej tyre janë të fokusuar tek vetja, saqë shumë vëzhgues kanë spekuluar se vuajnë nga çrregullime psikiatrike.
- Gazetarët. Kjo lidhet me kompleksin e superioritetit të parë në një pjesë të madhe të gazetarëve.
- Policët. Studime të shumta kanë treguar se gratë e oficerëve policorë kanë gjasa të përjetojnë dy herë më shumë abuzime në familje.
- Klerikët. Edhe pse klerikët duhet të jenë liderë të dashurisë dhe moralit, provat për abuzime seksuale me fëmijë kanë spekuluar se një pjesë e tyre janë psikopatë.
- Kuzhinierët. Shumë studiues thonë se kuzhinierët janë shumë të fokusuar në veten, nuk i pranojnë kritikat dhe tregojnë nivele të larta të psikopatisë.
- Shërbyesit civilë. Shërbyesit civilë mendojnë se kanë autoritet mbi të tjerët, dhe pikërisht kjo është karakteristikë e psikopatëve.