10 orë operacion dhe 40 mjekë për ndarjen me sukses të motrave siameze (FOTO)

Dy motra siameze 17-muajshe, të cilat ishin të bashkuara në bark dhe gjoks, janë ndarë me sukses pas një operacioni të jashtëzakonshëm në spitalin “Bambino Gesu” në Romë. Binjaket quhen Rayenne dhe Djihene dhe janë nga Algjeria.

Ndërhyrja, e cila u realizua me 7 tetor, zgjati plot 10 orë dhe kishte pesë ekipe mjekësh të cilët në total bënin 40. Operacioni u drejtua nga profesor Alessandro Inserra, drejtor i Departamentit të Kirurgjisë. Ky është një nga rastet e pakta që operacione të tilla janë kryer në spitalin e Romës, Itali. Kishte 30 vjet që nuk ndodhte një gjë e tillë në spitalin e pediatrisë.

Për të përgatitur operacionin janë realizuar modele 3D të organeve. Pas një periudhe të gjatë vëzhgimi nën kujdesin intensiv, më 24 tetor vogëlushet janë kthyer në repartin e kirurgjisë. Rayenne e Djihene kishin të përbashkët gjoksin dhe zgavrën e barkut, perikardin (diafragma që mbulonte muskujt e zemrës) me dy zemra brenda, por me një rrjet spekulativ dhe të dallueshëm të enëve të gjakut që lejonte ndarjen. Përgatitja për operacionin zgjati pothuajse një vit.

Kur binjaket lindën më 10 maj të vitit 2016 në Algjeri, mjekët nuk dhanë asnjë shpresë për ndarjen dhe jetën e tyre. Por prindërit bënë një apel në rrjetin social “Facebook”. Kërkesës së tyre ju përgjigjen shumë persona, të cilët ndihmuan prindërit e vogëlusheve me paratë e udhëtimit dhe operacionit. “Operacioni i ndarjes ka përfunduar pas asnjë problem”, ka deklaruar Alessandro Inserra, i cili ka shtuar se “vajzat nuk kanë probleme me funksionet e organeve dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në të ardhmen do të kenë ndërhyrje të tjera kirurgjikale për gjëra estetike, por procesi i rritjes do të jetë normale”, ka njoftuar drejtori i Departamentit të Kirurgjisë.