Shkup, 15 dhjetor – Rreth dhjetë orë ka zgjatur bastisja në shtëpinë e ish ministres për kulturë, Elizabeta Kançeska Milevska, shkruan TV 24, ku edhe i janë marrë dy telefona celular dhe një kompjuter.
Njëri ka qenë privat, kurse tjetri zyrtar nga Kuvendi, që e ka shfrytëzuar gjysmë viti.
Kompjuteri i marr është pronësi e djalit të saj.
Informacionin për tv 24 e ka vërtetuar avokati i Milevskës, Sasho Dukovski. Nga PSP dhe MPB nuk zbulojnë kurrfarë detaje për bastisjen e sotme.