Kush janë njerëzit më të fuqishëm në botën e futbollit? I cilësuar si një nga sportet më të bukura në botë dhe sigurisht ndër më të ndjekurit, me kalimin e viteve ka njohur, një evoluim të jashtazkonshmë, në nivel taktiko-teknik, por edhe atë ekonomik. Sot futbolli cilësohet si një biznes i mirëfilltë, i cili gjeneron të ardhura të mëdha. Por kush janë 10 njerëzit më të pushtetshëm të këtij sporti?
I pari që kryeson këtë listë është Presidenti i FIFA, Gianni Infantino. Numri një i organit më të lartë të futbollit botërorë, u zgjodh në krye të këtij posti në Janar të 2016. Emërimi i Infantino erdhi në mënyrë të papritur, por situata në të cilën u përfshi ish-kreu i këtij organi, Seep Blater favorizoi italianin. Presidenti aktual i FIFA në momentin e marrjes së detyrës nisi të shpaloste dhe platformën e tij. Propozimi i tij i parë ishte që pjesë e Kupës së Botës të jenë 48 skuadra, krijimi i Këshillit në FIFA duke e zëvendësuar me Komitetin Ekzekutiv. Posti që ai mban e ben atë të jetë i pari i kësaj liste.
Karl-Heinz Rummenige prej vitesh mban një post shumë të rëndësishëm tek Bayerni i Mynihut. Bavarezët prej vitesh dominojnë Bundesligën, gjithashtu ata janë pjesë e listës së pesë klubeve më të pasura në botë. Sigurisht meritë të veçantë ka dhe Rummenige. Shefi Ekzekutiv i bavarezëve cilësohet si një njeri shumë i pushtetshëm dhe një gjë të tillë ai e ka vërtetuar duke mbeshtetur idenë e krijimit të një Super Lige, tentativë kjo që bëhet për të eklipsuar Champions League.
Aleksander Ceferin, pasuesi i Michel Platini në krye të Uefa-s, mban vendin e tretë. Epoka Ceferin ka nisur të ndjehet. Në platformën e tij, ai parashikon të ndihmojë federatat e vendeve të vogla. Për ligat më të rëndësishme, vendosir që 4 vendet e para do të jenë pjesëmarrëse në Champions. Gjithashtu projekti i tij parashikon rritje të të ardhurave për klubet.
Richard Scudamore Shefi ekzekutiv i Premier League. Pytjes së përse kampionati anglez arrin të sigurojë kaq shumë të ardhura është pikërisht për meritë të Scudamore. Kontrata e tij e fundit që përfshin të drejtat televizive, fushata e markatingut dhe të tjerë sektorë, kapën shifrën e 5 miliardë sterlinave. 18 vite në krye të këtij posti, Scudamore ka të gjithe meritat se përse Premier League është një ligat me të ndjekura dhe më të pasura.
Jorge Mendes, të paktë janë ata që nuk e njohin menaxherin e Cristiano Ronaldo. Një ndër personazhet më të rëndësishem dhe më me shumë influencë në botën e futbollit. Nën menaxhimin e tij janë emra si Jose Mourinho, Angel Di Maria, Diego Costa etj. Në total vlera e futbollistëve që janë në përkujdesin e tij, kap shifrën e 665 milionë Eurove.
Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez. Nën drejtimin e tij “Los Blancos” ka arritur shumë suksese. Ndër të parët që nisi epokën e shpenzimeve stratosferike për të siguruar emra të mëdhenj të botës së futbollit.
Është e pamundur që pjesë e kësaj liste të mos ishte Lionel Messi. Pesë herë fituesi i Topit të Artë, mban vendin e shtatë. Argjentinasi jo vetëm bën ligjin në fushë, por ka zëra që thonë se sulmuesi ka pushtet edhe në vendimarrjet e drejtuesve te klubit katalanas.
Mino Raiola pozicionohet në të 8. Një tjetër menaxher futbollistësh që konsiderohet si një peronazh me shumë peshë. Shumë drejtues klubesh i trëmben e atij, i prishi jo pak punë Juventusit duke e larguar Pogban tek Man.United. Ish-tekniku i “Djajve të Kuq” Alex Ferguson, në një intervistë shprehej se që në momentin kur kur e njohu nuk i besonte aspak atij. Sot Raiola ka nën menaxhin emra si Zlatan Ibrahimovic, Pol Pogba, Romelu Lukaku etj.
Pep Guardiola numëron 13 tituj të fituar, nën drejtimin e Barcelonës dhe Bayernit të Mynihut. Cilësohet si një ndër trajnerët më të mirë, që solli dhe një lloj revolucioni në lojën e futbollit. Misioni i radhës për të është të fitojë trofe me Man.City.
Listën e mbyll, Cristiano Ronaldo. Për portugezin rezervohet vendi i 10-të. 32-vjecari ka korrur jo pak suksese në karrierën e tij. Kampionate, Kupa, Super Kupa dhe Champions. Gjithcka që dëshiron një futbollist, portugezi i ka arritur. Revista Forbes e klasifikonte Ronaldon si një ndër sportistët më të pasur. Futbollist i kompletuar, i cili ia ka dalë të thyej jo pak rekorde.