Për të shmangur marrëdhëniet problematike ose histori dashurie që do t’ju bëjnë të vuani, është mirë të njihni meshkujt me të cilët po frekuentoni. Këta janë 10 llojet e meshkujve që duhet të shmangni për të jetuar në paqe dhe harmoni me veten!
Narcizisti
Fillimisht ai do t’ju prezantohet si një mashkull perfekt, i kujdesshëm, i sjellshëm, i dashur dhe që sigurisht do t’ju bëjë për vete. Por kini kujdes. Ai shumë shpejt do kthehet në një person lunatik dhe me dy personalitete që do ta bëjë jetën tuaj një Ferr të vërtetë. Si ta dalloni? Zakonisht një mashkull i tillë narcizist, është i fiksuar pas paraqitjes së jashtme, kërkon të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe bën gjithçka t’i pëlqejë të tjerëve. Mendon që gjërat për të duhet të jenë të mirëqëna dhe që bota rrotullohet rreth tij.
Mashkulli i zënë
Nëse mendoni që të flirtoni apo bëni për vete një mashkull tashmë të zënë në një marrëdhënie tjetër, kini kujdes. Kjo vërtet mund t’ju intrigojë apo emocionojë por një marrëdhënie e tillë në 90% të rasteve është e destinuar të mbarojë shpejt dhe do të jeni gjithnjë mes një personi tjetër, si e tretë, duke pritur që ai t’ju kushtojë kohë dhe t’jujapë dashurinë që doni. Edhe në rastin më të mirë që ju përfundoni bashkë, do keni gjithnjë frikën se ai do ta bëjë prapë. Një mashkull që është mësuar të mbajë dy marrëdhënie paralele, ka predispozitën ta bëjë sërish. Nëse përfshiheni në një lidhje të tillë, mos harroni që në shumicën e rasteve, ajo çfarë kërkon një mashkull në këto kushte, është vetëm largimi nga lidhja monotone që ka prej vitesh.
Djali i mamit
Largoni menjëherë nga një mashkull i papjekur dhe i paaftë për të marrë vendime vetë. Jeton akoma me mamin dhe gjen gjithçka gati nga ajo? Është pikërisht rasti kur ai nuk është i aftë të marrë përsipër përgjegjësi dhe ka krijuar një lidhje varësie me prindin femër, gjë që ndikon dhe në krijimin e marrëdhënieve me femrat e tjera në jetën e tij.
Mashkulli (në dukje) perfekt
Pikërisht duke qënë se mashkulli perfekt nuk ekziston, mos i besoni dikujt që hiqet si i tillë. Në shumicën e rasteve, një mashkull i tillë, del pas disa kohësh të jetë si rasti i parë- narcizist.
Piter Pan-i i përjetshëm
Në jetën e përditshme është një mashkull që ju bën të kënaqeni dhe të kaloni momente të bukura. Por ka një problem: Mashkulli Piter Pan, nuk dëshiron një histori serioze. Ai që në fillim e tregon shumë mirë që nuk ka si qëllim të angazhohet dhe dedikohet në një lidhje të tillë, çfardo moshe të ketë. Kjo sindromë nuk njeh moshë. Janë femrat ato që gabojnë kur përpiqen t’i ndryshojnë duke shpresuar se ai një ditë do përkushtohet në një lidhje stabël. Investojeni kohën tuaj pas dikujt tjetër dhe largojini këta lloj meshkujsh nga jeta juaj, ose mbajini thjeshtë për të kaluar disa momente pasioni.
Pasivi- Agresiv
Mashkulli pasiv-agresiv, është një kampion i viktimizimit dhe bën gjithçka për t’ju bërë të ndiheni në faj. Taktika e tij është të mos ketë përballje direkte me ju por t’i sjellë situatat në mënyrë të atillë që të mos ketë komunikim verbal, siç duhet të ketë një marrëdhënie normale. Ja çfarë ju pret me një mashkull të tillë: heshtje, turinj të varur, fjali të lëna përgjysëm, hatërmbetje të Volga dhe indiferencë totale, të gjitha këto për t’ju bërë jut ë vareni aq shumë nga ai, saqë dhe kur keni të drejtë, të ndiheni sikur e keni gabim. Ai do vetëm t’ju zgjojë ndjenjën e fajit edhe nëse nuk e keni.
Gënjeshtari patologjik
Një nga meshkujt që mund t’ju shkatërrojnë jetën, janë pikërisht ata që gënjejnë sistematikisht me ose pa shkak. Do dyshoni gjithë kohës për çdo gjë dhe nuk do krijoni kurrë një marrëdhënie të shëndoshë.
Don Zhuani
Duhet të jetë e bukur të tërhiqni vëmendjen e një mashkulli që ka sy për të gjitha femrat, por mos harroni që nuk do ta bëni dot të heqë dorë nga misioni i tij: t’i pëlqejë sa më shumë femrave dhe të marrë vëmendjen e tyre. Nuk do jeni kurrë të qeta dhe pse lidhja juaj mund të duket shumë e bukur dhe pasionante, deri në momentin që ai nuk ka gjetur prenë e radhës dhe t’ju lërë ju. Zakonisht ky lloj Kazanova, kërkon të ketë sa më shumë femra të mundet, për të mbushur boshllëqet e së kaluarës dhe nuk depërton kurrë në thellësi të marrëdhënieve. Prandaj, kjo lidhje për u do të jetë një kohë e humbur dhe do ndiheni gjithnjë të krahasuara me femrat e tjera të jetës së tij.
Egoisti
Një mashkull egoist është totalisht i painteresuar ndaj nevojave të partneres së tij dhe do ta vërë veten gjithnjë në vend të parë. Kushtojini vëmendje që në hapat e para të lidhjes, sidomos mënyrës sesi sillet me të tjerët. Nëse nuk është si sjellshëm por është arrogant dhe mendjemadh, ka shumë mundësi që edhe në një lidhje dashurie, do të sillet si një fëmijë i llastuar. Do përfundoni duke plotësuar kërkesat dhe qejfet e tij, duke lënë kështu pas dore veten.
Mashkulli i dhunshëm
Tek kjo kategori, nuk ka asgjë për tu diskutuar: nëse keni të bëni me një mashkull të dhunshëm, duhet të largoheni menjëherë prej tij. Nëse personi që frekuentoni ka shpërthime inati të tepruara, xhelozi patologjke, mënyra sjellje të vrazhda apo pa respekt, parase të pësoni dhunë fizike, duhe të merrni masa për atë psikologjke dhe të evitoni kështu që të kalojë në stad më të avancuar, të fizikja.