Këngët që janë refuzuar nga Festivali që kanë patur një sukses të jashtëzakonshëm direkt pas dhe kanë hyrë të bëjnë pjesë në historinë e muzikës italiane.
Në 71 vite ka parë (e dëgjuar) nga më të ndryshmet Festivali i Sanremos, por jo gjithmonë këngët që kanë fituar kanë patur edhe sukses.
Përkundrazi, shumë këngë të mbetura larg podiumit – ose të refuzuara- kanë ngjitur klasifikimet direkt pas humbjes, duke u bërë kulte të vërteta të muzikës italiane.
Goditja në Ariston, për disa mënyra, mund të jetë providenciale.
Lucio Battisti me ‘Un’avventura’
Hera e parë dhe e fundit në Festivalin e Sanremo për Lucio Battisti, në vitin 1969, me ‘Un’avventura’.
Kënga, e shkruar nga Mogol, klasifikohet në vendin e 9-të dhe e shtypur nga kritikët.
Eksperiencë për t’u harruar për të në skenën e Ariston-it, por shpërblimi vjen direkt pas, falë publikut që në të gjithë Italinë nuk ndalet së kënduari ajo këngë. Dhe akoma sot e këndon.
Lucio Dalla me’Piazza Grande’
Zhgënjim në Sanremo edhe për një të njohur dhe shumë të dashur Lucio Dalla, që në vitin 1972 kthehet në Festival – pas vendit të tretë në vitin e mëparshëm – dhe dhuron një nga këngët e tij më të bukura.
“Piazza Grande” nuk e bind jurinë, që i rezervon një vend të tetë në klasifikim.
Vasco Rossi me ‘Vita Spericolata’
Është një nga rastet më të goditëse të historisë së Sanremos.
Në vitin 1983 një Vasco Rossi shumë i ri çon në Festival ‘Vita spericolata’ dhe klasifikohet i parafundit, por kënga do ta çojë pak më pas të njihet në Olimpin e rock-ut italian dhe akoma sot ‘Vita spericolata’ është një prej këngëve të tij më të forta.
Zucchero me ‘Donne’
Në vitin 1985 Zucchero prezantohet në Sanremo me një këngë të konsideruar, në atë kohë, sipërfaqësore dhe pak tërheqëse.
Këngëtari i famshëm në të gjithë botën, klasifikohet i parafundit me ‘Donne’, këngë që direkt pas Festivalit i ngjit në klasifikime dhe akoma sot përfaqëson një kult të muzikës italiane.
Fiorella Mannoia me ‘Quello che le donne non dicono’
I pamerituar vendi i tetë për Fiorella Mannoia në vitin 1987 me ‘Quello che le donne non dicono’.
Një pjesë e shkruar nga Enrico Ruggeri dhe akoma sot shumë e vlerësuar për tekstin dhe muzikën.
Vendosja në klasifikim ishte vetëm një padrejtësi e vogël: kënga fitoi Çmimin e Kritikës dhe mbeti në klasifikime për javë me radhë dhe akoma sot mbetet shumë e dashur.
Mia Martini me ‘Almeno tu nell’universo’
Nuk ka dyshime, ‘Almeno tu nell’universo’ është një nga këngët më të dashura të të gjitha kohërave, jo vetëm në Festival.
E shkruar nga Bruno Lauzi dhe Maurizio Fabrizio për Mia Martini, këngëtarja e ka çuar në Sanremo në vitin 1989.
Ai ishte një kthim shumë i pritur pas pauzës së gjatë që kishte marrë si shkak e një krize personale dhe zërave keqdashës që kishin dalë për të , para të cilave bota e diskografisë nuk bëri asnjë hap drejt saj.
U klasifikua vetëm në vendin e nëntë, por kënga ishte një ngritje për të, një nga interpretueset më të mira italiane, shkruan allnews.al.
Patty Pravo me ‘E dimmi che non vuoi morire’
Një marrëdhënie e ndërlikuar ajo mes Vasco Rossit dhe Festivalit të Sanremos.
Rokeri shkruajti ‘E dimmi che non vuoi morire’ për Patty Pravo, që e prezantoi në Ariston në vitin 1997.
Një këngë e shkëlqyer, e hyrë direkt në repertorin italian, por zuri vetëm vendin e tetë (mes protestave të publikut në skenë).
Carmen Consoli me ‘Confusa e felice’
Në të njëjtin vit edhe një tjetër refuzim i bujshëm.
Carmen Consoli me ‘Confusa e felice’ u eliminua pas natës së parë.
Një gjykim i pamëshirshëm nga i cili kantautorja siçiliane e mori veten direkt falë suksesit në radio.
Ajo këngë është një nga hitet e saj më të pëlqyera.
Subsonica me ‘Tutti i miei sbagli’
Ndoshta akoma jo gati për një rock të tillë, Sanremo 2000 nuk i nderoi Subsonica-n.
Banda torineze doli në vendin e 11-të me ‘Tutti i miei sbagli’, e cila më pas fluturoi në radio dhe për ata ishte trampolina e vërtetë e hedhjes.
Negramaro me ‘Mentre tutto scorre’
Në vitin 2005, disa vite pas lindjes së tyre, Negramaro-t u prezantuan në Sanremo në kategorinë e Propozimeve të Reja me këngën ‘Mentre tutto scorre’.
U eliminuan në natën e tretë, me rrezikun që të arkivoheshin si “ata që nuk ia dolën “.
Por kënga, pati një sukses të vërtetë dhe pak më pas arritën deri tek disku i platinit dhe Nastro d’Argento si kolona zanore më e mirë (për filmin “La Febbre”).
Shkalla e suksesit për bandën më pas ka qenë e lartë.
Në festival janë kthyer – dhe do të kthehen edhe këtë vit – por si të ftuar specialë.