Familja që mundi kancerin e gjirit. 10 gratë e së njëjtës familje në Britani janë përballur me sëmundjen vdekjeprurëse. Gratë me afri gjaku i përkisnin moshave nga 47 deri në 81 vjeç. Joyce Waite, 78 vjeç, ishte e para që u diagnostikua me sëmundjen vrasëse në 2002. Kunatat dhe vajzat e saj, vazhduan të përballen me të njëjtin fat.
Pas Joyce e cila u diagnostifikua me këtë sëmundje, ishte motra e saj e dytë Barbara që përjetoi të njëjtën sëmundje dhe më pas anëtarët e tjerë të familjes se Joyce. Ato kanë treguar se gjithmonë kanë qenë një familje e bashkuar, por lufta kundër kësaj sëmundjeje i ka bërë edhe më të bashkuara. Të gjitha së bashku janë angazhuar të krijojnë një kalendar, me të gjitha anëtaret që kanë kaluar këtë sëmundje. Vlera e mbledhur nga shitjet do të shkojë për bamirësi