Shkencëtarët po bëjnë përpjekje për vite të tëra që të matin inteligjencën, testi i matjes së nivelit të inteligjencës (IQ) është një ndër metodat për ta arritur këtë qëllim. Megjithatë testet e tilla që matin inteligjencën (IQ), kanë marrë shumë kritika, për arsye se këto teste tregojnë vetëm një anë të inteligjencës, transmeton gazetmetro.net. Këtu janë 10 gjëra që tregojnë që inteligjenca juaj mund të jetë mbi mesatare:
NËSE JU FLISNI MË SHUMË SË NJË GJUHË. Studimet kanë treguar se duke folur më shumë se një gjuhë mund të ngadalësojë normën e sëmundjeve si Alzheimer. Gjithashtu kjo gjë ndikon në zhvillimin e trurit të një personi dhe na bënë më efikas. Sa më shumë gjuhë se ju flisni, aq më efikas do të jetë truri juaj.
DUKE PASUR NJË IQ MË TË LARTË SE 100. IQ mesatarja në Britani të Madhe është 100. Edhe pse, siç u përmend më sipër, IQ është vetëm një mënyrë për të matur inteligjencën, por ajo përdoret si një tregues.
DUKE QENË FËMIJA I PARË. Të jesh fëmija me i vjetër është e mirë për të paktën për diçka. Një studim tregoi se fëmija më i vjetër apo i parë shënoi IQ më të larta në një test me një mesatare prej tri pikë më shumë sesa vëllezërit e motrat e tij/saj të rinj. Kjo nuk duket të jetë gjenetike, dhe është e lidhur me ndërveprimet familjare në shtëpi.
DUKE QENË NJË PERSON I DASHUR PËR MACET. Njerëzit që i duan macet janë më pak social. Por në një studim ku janë anketuar 600 studentë është gjetur se nga 11% që kanë preferuar macet më shumë se qentë, këta persona kishin njohuri më të larta në një test i cili mat personalitetin.
TË KONSUMOSH ALKOOL. Studimet e shumta kanë qenë në gjendje për të dëshmuar se ata qe konsumojnë alkool janë më shumë inteligjent se shumica e njerëzve të tjerë. Sipas një studimi të vitit 2013, të diplomuarit në universitete ishin konsumues të alkoolit, në krahasim me njerëzit që nuk ndjekin universitetin.
KENI MARRË DIPLOMË UNIVERSITARE. Vetëm 35% e popullsisë së punës në Britani të Madhe (16 në 64) kenë kualifikime në të lartë, si të diplomuar. Shumë të tjerë regjistrohen në universitet, por jo të gjithë përfundojnë diplomimimin.
TË JESH MAJTAK. Njerëzit majtak përbëjnë rreth 10 % të popullsisë së botës, dhe askush nuk është i sigurt se çfarë e shkakton këtë gjendje. Ekzistojnë studime të cilat tregojnë së majtakët kanë aftësi më të mirë njohëse së të tjerët.
JENI NJË NJERI QË MERAKOSENI. Me sa duket, shqetësimi nuk mund të jetë një gjë e keqe. Një studiues i kërkoi 126 studentëve të plotësonin një pyetësor në lidhje me se sa shpesh shqetësohen për diçka e cila i ka mërzitur ata, dhe rezultatet treguan se ata që ishin të shqetësuar shënonin mesatare më të lartë në inteligjencën se sa ata që nuk shqetësoheshin.
TË KESH PRIRJE PËR HUMOR. Një studim se si ne e shohim atraktivitetin tregon se njerëzit të cilët kanë shënuara inteligjencën më e lartë priren të jenë edhe të prirë për humor.
TË DYSHOSH NË INTELIGJENCËN TUAJ. Nëse ju keni dyshime mbi njohuritë e juaja mundeni vërtetë të zbuloni se sa ju jeni të zgjuar. Njerëzit inteligjentë janë më të gatshme dhe në gjendje për të zbuluar dhe pranuar gabimet e tyre.