Akrobati më i jashtëzakonshëm i historisë së viteve të fundit të futbollit ka vendosur të tërhiqet përfundimisht. Ai quhet Ronaldo de Assis Moreira, por gjithë bota e njeh si Ronaldinjo. Në moshën 37 vjeç ka thënë: mjaft me kaq. Këto janë 10 gjëra që nuk dini për të.
Dhimbja
Në moshën 8 vjeç, Ronaldinjo (nuk quhej akoma kështu) ka parë babanë e tij, Zhoao, të ndahet nga jeta, i mbytur në pishinë. Është rritur me mamanë Miguelina dhe motrën Deisi.
Vëllai
Si në çdo familje futbolli, më i forti është gjithmonë vëllai i madh. Roberto, në fakt, është një fenomen. Ka bërë edhe një provim me Torinon para se të ndalej nga një dëmtim. Më pas është bërë menaxheri i vëllait të vogël Dinjo.
Sekreti
Fintet e Ronaldinjos janë një vepër arti. Sekreti, siç ka rrëfyer ai vetë, është dashuria për qentë. Kur ishte i vogël luante duke u munduar t’i shmangte me top në këmbë. Edhe gjatë kohës që ka qenë në Milano ka pasur dy të tillë: Negrao dhe Bola de Fogo.
Pseudonimet
Në fillim e kanë thirrur Gauço, sepse është nga Rio Grande do Soul, Porto Alegre. Më pas është bërë Ronaldinjo për t’u dalluar nga Ronaldo (Fenomeni), i cili thirrej gjithashtu Ronaldinjo në fillimin e karrierës së tij, për t’u dalluar nga një tjetër Ronaldo, këtë herë një portier.
Lindja e yllit
Në moshën 17 vjeç ka debutuar me Gremion, dy vite më vonë me Brazilin. Shpërthim, finte, gol në trekëndësh: ka qenë goli i parë me Brazilin, në Kupën e Amerikës kundër Venezuelës. Një ditë më pas “TV Globo” e ka përdorur atë gol si reklamë. Ka qenë lindja e një ylli.
Femrat
Shumë, tepër. Është më shumë se një skandal seksi. Njërën, Mariana de Melo, e ka njohur në internet; një tjetër është Lindasi, vajza e Rajkard. Tjetra, modelja Aleksandra Paressant, ka zbuluar se gjatë Botërorit 2006 Ronaldinjo dhe ajo bënin seks kudo, edhe në korridoret e hotelit ku qëndronte kombëtarja.
Fobitë
Ka frikë t’i japë makinës. Nuk e ka marrë kurrë patentën. Gjatë gjithë karrierës së tij, kur duhet të shkonte diku, ose merrte taksi, ose shoqërohej nga kushëriri i tij Tiago, shofer dhe krahu i tij i djathtë.
Mbipeshë
Ka pasur gjithmonë tendencën që të shëndoshet. Ka konsumuar gjithmonë gjithçka, veçanërisht ëmbëlsirat. Përgatitësi i tij atletik personal, Paulo Paiksiao, e ka kthyer gjithmonë në formë me dieta të hekurta.
40.000 puthje
Kanë qenë 40.000 tifozë të pranishëm atë mbrëmje në “San Siro” për të pritur Ronaldinjon. 21 milionë euro plus 4 si bonus i pagoi Milani Barcelonas. Numri 10 ishte i zënë, e mbante Sidorf, dhe ai vendosi të merrte fanellën me numër 80, data e lindjes. Në dy vite e gjysmë me kuqezinjtë realizoi 20 gola në 76 ndeshje.
Maskat
Në netët e kaluara në vilën e Berluskonit në Arkore, ato të “Bunga Bunga”, ka qenë i pranishëm edhe Ronaldinjo. Jo ai, por një modele me emrin Iris Berardi e maskuar si ai. E ka zbuluar Nikole Minetti, personazh televiziv dhe politikane italiane. “Bënte vallëzime provokuese dhe më pas zhvishej”.