Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futboll. “Oh My Goal” ka përgatitur një video interesante me 10 gjërat që nuk i dimë për 31-vjeçarin, shkruan Gazeta Express.
- Emrin Lionel ia kanë vënë prindërit e tij për shkak të këngëtarit Lionel Richie, pasi prindërit e tij ishin fansa të flakët të këngëtarit amerikan.
- Sjelljet e tij nganjëherë duken si anti-sociale për shkak të një forme të autizmit që ka Messi. Kur ishte fëmijë njerëzit kanë menduar se ai nuk mund të flas.
- Messi u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonellan, me të cilën njihet që nga mosha 5-vjeçare. Ata sot janë të martuar dhe kanë tre fëmijë.
- Për t’i bindur drejtuesit të Barcelonës që ta mbajnë atë në akademi, ai në vend të topit e preku portokallin 113 herë pa i rënë në tokë fare.
- Në moshën 11-vjeçare, Messi u diagnostikua me një problem shëndetësore sa i përket zhvillimit, dhe pastaj përkujdesja për këtë sëmundje i kushtoi atij mbi 1.600 dollarë amerikan për muaj, shumë të cilën prindërit e tij nuk mund ta paguanin, dhe këtë ia pagoi klubi i Barcelonës.
- Kontratën e parë me Barcelonën, argjentinasi e nënshkroi në një leckë, pasi drejtori i klubit mezi priste nënshkrimin e tij dhe ia ofroi gjënë më të afërt që mund të nënshkruante.
- Messi ka mbiemrin e tij të futur në fjalorin e gjuhës spanjolle, “Inmessionante” që do të thotë “futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave”.
- Messi është një gjumash i madh, ai zakonisht flenë deri në 14 orë gjumë.
- Kur argjentinasi njëherë ishte nervozuar, ai e dribloi të gjithë skuadrën e Barcelonës për shkak se trajneri nuk kishte ndaluar lojën për një ndërhyrje të pa rregullt.
- Messi ka problem me serialet, pasi ai njëherë shikoi serialin “Lost” dhe atë “Prison Break”, mirëpo ndaloi së shikuari për shkak se nuk e kuptonte komplotin e serialeve.