Me kaq shumë gjëra që kanë mësuar fëmijët sot në teknologji, është e lehtë të anashkalohen disa aftësi praktike që duhet të dinë ata. Një studim i fundit gjeti se 58% e fëmijëve 3 deri në 5 vjeç, mund të orientoheshin shumë mirë me një smartphone, e më pak se 15% mund të përgatisnin vetë mëngjesin e tyre, transmeton gazetametro.net “Shoh shumë prindër që bëjnë çdo gjë për fëmijët e tyre në vend që t’i lënë ata ta gjejnë vetë zgjidhjen”, ka thënë Tim Elmore, themelues i shoqatës “Rritja e liderëve”. Filloni t’u mësoni fëmijëve aftësitë e mëposhtme dhe shtroni rrugën për pavarësinë e tyre. Deri në moshën 10 vjeçare, ata duhet të kenë përvetësuar këto 10 aftësi:
- Të përdorin makinën larëse të teshave
- Të mbjellin një bimë
- Te paketojnë një dhuratë
- Të ngulin një gozhdë
- Të shkruajnë një letër
- Të përgatisin një vakt të thjeshtë
- Të orientohen në hartë
- Të mjekojnë një plagë
- Të pastrojnë tualetin
- Të bëjnë pazar të mirë