Ai flet më shumë në fushën e lojës dhe të gjithë e kanë parë tashmë sulmuesin portugez të Real Madrid. Megjithatë, duke qenë në qendër të vëmendjes, duke fituar trofe me klubin dhe personal, duke u intervistuar pa fund nga gazetarë e media të ndryshme, Cristiano Ronaldo ka lënë gjurmë me disa shprehje, që te futbollistët e rinj mund të ndikojnë shumë. Janë shumë shprehje të CR7-ës, por këtu janë përmbledhur vetëm 10 të tilla…
THËNIET MË TË BUKURA TË CRISTIANO RONALDO-S
- Dashuria juaj më bën të fortë. Urrejtja juaj më bën të pandalshëm.
- Unë jam duke jetuar një ëndërr, nga e cila nuk dëshiroj të zgjohem kurrë.
- Ne nuk duam t’i themi ëndrrat tona. Ne duam t’i tregojmë ato.
- Unë kurrë nuk kam tentuar të fsheh faktin se qëllimi im është të bëhem më i miri.
- Nëse ne nuk mund ta ndihmojmë familjen tonë, kush do të ndihmojë?
- Ne duhet të bëjmë pjesën më të madhe të jetës të gëzojmë atë, sepse është ashtu siç është.
- Nuk dua të krahasohem me askënd, do të doja të imponoj stilin tim të lojës dhe të bëja më të mirën për mua dhe për klubin këtu.
- Sot ka mundësi që askush nuk e di nëse do të vijnë përsëri në të ardhmen.
- Të shënosh është një ndjenjë e mirë, por gjëja më e rëndësishme për mua është që ekipi të jetë i suksesshëm. Nuk ka rëndësi kush i shënon golat për sa kohë që fitojmë.
- Do të isha shumë krenar nëse një ditë do të kisha të njëjtin vlerësim si George Best ose Beckham. Është rruga në të cilën po punoj shumë.