10% e britanikëve pretendojnë se kanë parë UFO

27

Pyetja a jemi apo jo të vetëm në Univers, ka munduar shumë njerëz dhe mendimtarë për një kohë të gjatë. Së fundmi kjo çështje është kthyer në “rend dite” pasi po publikohen shumë teori dhe përvoja nga njerëz që pretendojnë se kanë parë UFO, ose që kanë komunikuar me ta. Në Britani, 10% e njerëzve mendojnë se kanë parë UFO.
Në lidhje me këtë u krijua një sondazh nga dy ekspertë të fushës: Philip Mantle, drejtori i hetimeve për Shoqatën Britanike të Kërkimeve të UFO-ve; dhe Nick Pope, një ish-kërkues në lidhje me UFO-t në Ministrinë e Mbrojtjes. Në pyetje u morën 2.000 persona të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, ku në fokus ishin fenomenet ajrore jashtëtokësore dhe të paidentifikuara. Nga përgjigjet e tyre rezultoi se 10%-11% kishin parë UFO.