Ndonjëherë një lojtar i ri hyn në lojë dhe mrekullon këdo, tifozët, shokët e ekipit dhe mediet. Seria A ka njohur shumë debutues të tillë, me disa që vazhduan shkëlqimin e disa që u mjaftuan me aq. Futbolli italian ka qenë dëshmitar i shumë paraqitjeve spekakolare, qoftë ky një lojtar i ri duke plotësuar ëndrrën e tij teksa shkel për herë të parë në barin e Seria A apo një yll i së ardhmes në arenën evropiane. Më poshtë keni 10 debutuesit më të mirë që ka parë kampionati italian.
Davide Santon
Megjithëse u krahasua menjëherë me legjendarin Paolo Maldini i rivalëve të AC Milan, shpërthimi i Davide Santon surprizoi të gjithë te Interi. Pasi e filloi si mesfushor anësor te primavera e Inter, Santon u shndërrua në një mbrojtës krahu dhe filloi të shfaqej në bankinën e ekipit të parë. Debutimi i tij nuk do të vononte, dhe ishte ndeshja e tij e parë evropiane ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Teksa Interi priste Mançester Junajtedin në “San Siro”, Santon bëri një paraqitje të mrekullueshme teksa nxori jashtë loje Kristiano Ronaldon në barazimin e ekipit të tij. Vetë Ronaldo më vone e lëvdoi paraqitjen e djaloshit, ashtu si Murinjo i cili e quajti një fenomen.
Klaudio Marchisio
Një juventin nga koka te këmbët dhe tashmë një lider për klubin e tij, Klaudio Markisio është një lojtar model i Juves që në ditën e parë. Ai debutoi në ndeshjen e Juventusit në Çampions Ligë kundër Artmedia Petrzalka dhe rezultati final ishte 4:0 për Juventusin. Në sezonin e dytë të klubit pas skandalit të ‘Calcopolit’, Bardhezinjtë ishin në kërkim të lojtarëve të rinj dhe Markisio ishte një prej tyre. Megjithëse nuk shënoi gol, maturia dhe finesa e tij ranë në sy menjëherë. “Markisio i ka të gjitha cilësitë për të qenë një mesfushor i madh. Personaliteti i tij më kujton të madhin Marko Tardelli,” ishin fjalët e ish-sulmuesit të AC Milan Stefano Borgonovo. Paraqitja e tij bindi edhe Klaudio Ranierin, i cili me kalimin e kohës e aktivizonte si titullar.
Simone Skufet
I lindur e rritur në Udine me aspirata për të luajtur për ekipin e zemrës, Simone Skufet doli nga akademia e Udinezes me krahët e hapura. Duke u futur në vend të dëmtuarit Zeljko Brkiç, portieri 17 vjeçar u shpërblye për paraqitjet e tij pozitive me të rinjtë me debutimin e tij në Seria A. Duke u përballur me Bolonjën, Skufet nuk do e kishte të lehtë. Por talenti arriti ta mbante rrjetën të paprekur. I aftë të bënte disa pritje spekakolare falë aftësive akrobatike që posedonte, Skufet dukej sikur do të bëhej një portier i madh. Por fatkeqësisht portieri i ri tashmë është portieri i dytë në Friuli, pas një sezoni i huazuar te Komo.
Aleksandre Pato
Ai ishte i dobët, një adoleshent me puçrra që luante për një nga klubet më të mira në botë kur Aleksandre Pato debutoi në Seria A për AC Milan. Por nuk zhgënjeu. Duke dalë në fushën e “San Siro-s” bashkë me legjendën braziliane Ronaldo, talenti me zi priste të kopjonte rrugën e ndjekur nga idhulli i tij. Kuqezinjtë prisnin Napolin dhe po fitonin pas një ore lojë, por më e mira akoma nuk kishte ardhur për tifozët e Milan. Pasi merr një top të gjatë, ai dribloi Domizzin dhe godet drejt portës duke mundur Iezzon. Stadiumi elektrizohet teksa Pato feston me shokët e rinj të ekipit. Por dëmtimet e shumta ia ngadalësuan hapin dhe tashmë ai luan te Vilarreali.
Kingslej Koman
Debutimi i Kingslej Koman akoma kujtohet nga tifozët e Juventusit. Pasi mbërriti me parametra zero nga PSZH, Koman kishte luajtur shumë pak ndeshje në Ligue 1, por dukej qartë potenciali i tij. Debutimi i tij ndodhi kundër Kievos. Shpejtësia e tij dhe aftësia dribluese mahniti tifozët e Juventus që deri në atë moment nuk e dinin se çfarë talenti kishin në ekipin e tyre. Paraqitja kundër Kievos ishte më e mira e ndeshjes. Francezi impresionoi aq shumë sa që shumë shpejt Bajern Munih erdhi të trokiste te dera e “Zonjës”, me Koman që eventualisht iu bashkua bavarezëve.
Gjanluigji Buffon
Akoma një forcë e padiskutueshme në futbollin italian, Gjanluigki Buffon u fut në skenën e futbollit italian dy dekada më parë dhe u largua nga fusha me mendjen se kishte bërë një punë të mirë. Një produkt i akademisë së Parmas, Buffon debutoi në vitin 1995 në moshën 17 vjeçare. Megjithëse nuk e filloi karrierën si portier, gjatësia e tij shtyu në portë; një rol që e mësoi shumë shpejt. Detyra e tij nuk ishte e lehtë: Buffon debutoi kundër ekipit që u shpall kampion atë vit AC Milan, por ai arriti të mbante rrjetën të paprekur në barazimin 0:0. Për sa i përket paraqitjes individuale, Buffon bëri më të mirën e tij. Ai vazhdoi me paraqitjet impresionuese, çka i dhanë atij mundësinë të luante për Juventus, edhe sot e kësaj dite.
Sebastian Gjiovinko
Një djalë nga Torino me aftësi të mëdha, tifozët e Juventus prisnin shumë nga Sebastian Gjovinko. Megjithëse kishte shtat të shkurtër, Gjovinko kishte shpejtësi marramendëse që shkaktonte gjithmonë probleme për kundërshtarët. Pas një sezoni të huazuar te Empoli, italiani u rikthye te Juventus dhe debutoi duke zëvendësuar të madhin Pavel Nedved. Vetëm çerek ore në fushë kundër Katanias, Gjovinko merr një top në anësore dhe shpërthen duke bërë një kros të bukur brenda zonës që Amauri e shfrytëzon në maksimum duke e dërguar në rrjetë me kokë. Ishte një debutim i mrekullueshëm dhe Gjovinko u quajt si një nga talentet më të mëdha të futbollit italian por ai gradualisht ra. Tashmë ai luan në Kanada me Toronto FC.
Antonio Kassano
Ai konsiderohet si një nga futbollistët më enigmatikë të historisë së Seria A dhe Antonio Kassano e filloi karrierën e tij në mënyrën më të përulur. Megjithëse gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Real Madrid, Roma dhe të dy klubeve milaneze, Kassano e ka filluar karrierën e tij te Bari. Me aftësitë e tij të mrekullueshme teknike dhe stilin e lojës të paparashikueshëm, Kassano debutoi kundër rivalëve të Leçes, duke treguar talentin e tij të padiskutueshëm. Ai e vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar një gol ëndrrash kundër Interit, përpara se të shkonte te Roma.
Alberto Paloski
Me më pak se gjysmë ore të mbetur rezultati ishte akoma barazim, Serzhinjo zëvendësohet nga një sulmues 17 vjeçar që debuton në Seria A. Karlo Ançeloti rrezikoi duke i dhënë një mundësi Paloskit në një moment aq delikat të ndeshje, dhe ai iu bashkua Filipo Inzagit në sulm. Kur loja filloi, Klarens Sidorf lëshon një top të gjatë përtej mbrojtësve të Sienas në drejtim të Paloskit, i cili e la topin të binte njëherë në tokë përpara se ta zhyste në portë me një goditje potente. Ishte një moment i mrekullueshëm për Paloskin teksa shkon për të festuar me shokët e ekipit. Fatkeqësisht për të, ai moment mbetet kontributi i vetëm për AC Mila, teksa nuk pati shpërthimin e pritur nga të gjithë.
Alvaro Rekoba
Historia tregon se 31 gushti i vitit 1997 ishte një ditë e veçantë ë historinë e Interit, teksa mirëpritën legjendën braziliane Ronaldo për herë të parë në formacion. Gjithsesi, ai debutim do të eklipsohej nga një tjetër debutues, Alvaro Rekoba. “El Chino” mbase nuk ishte Il Fenomeno, por padyshim që shijoi një debutim që ia vlen të përmendet. Pasi u fut në fushë kundër Breshës me vetëm dhjetë minuta të mbetura, kjo ishte hera e parë që Rekoba luante në Seria A. Uruguaiani shënoi dy gola spektakolarë. I pari nga 30 metra për të barazuar rezultatin përpara se të shënonte golin e fitores nga një distancë e përafërt nga një goditje dënimi. Ai edhe sot e kësaj mbetet në zemrat e tifozëve zikaltër.