Barcelona ka arritur në parim akordin e rinovimit me Gavin. Një nga shumë talentet e skuadrës së Xavit, ka kontratë deri në vitin 2023. Me marrëveshjen e re, aventura e tij në “Camp Nou” do të zgjasë deri në 2027.
Drejtuesit e Barcelonës do të shfuqizojnë klauzolën e shitjes prej 50 milionë eurosh, pasi duan të përfshijnë një klauzolë 1 miliard euro, e njëjta me Pedrin dhe Ansu Fati.
Bisedimet me Ivan De La Pena, agjentin e mesfushorit 17-vjeçar, shkuan shumë mirë ditën e sotme, teksa në ditët e ardhshme pritet një tjetër takim që mund të sjellë edhe firmën në kontratën e re.
Gavi është një prodhim i akademisë së Barcelonës. Paraqitjet e mira me katalanasit ndikuan që të merrte një ftesë nga kombëtarja e Spanjës në tetorin e vitit të kaluar.