Një javë pezullim nga të gjitha detyrat federale, periudhë gjatë se cilës i ndalohet të përfaqësojë shoqërinë, si dhe 10 mijë euro gjobë. Kjo është masa ndëshkimore që gjykatësi sportiv në Federatën Italiane të Futbollit ka marrë për Igli Taren, drejtorin sportiv të Lazios, për sjelljen e tij ndaj gjyqtarit kryesor Davide Massa në takimin me Fiorentinën në “Olimpico”, që përfundoi në barazim 1-1, falë një 11-metërshi të akorduar për skuadrën vjollcë në minutat shtesë.
“Reagimi i Tares, që i kërkonte llogari kryesorit për atë vendim, ishte agresiv dhe kërcënues dhe zgjati deri në momentin kur trupa gjykuese u fut në dhomat e zhveshjes”. Ky ka qenë argumentimi i gjykatësit sportiv për masën ndëshimore ndaj drejtorit sportiv të Lazios.