Secili person që do të kthehet nga jashtë do të marrë 1,000 euro. Me këtë masë në komunën Gradec të Kroacisë, autoritetet lokale kanë sfiduar Gjermaninë dhe Irlandën, vendet në të cilat kanë emigruar më shumë kroatët. Kryetari i Gradecit, Matko Buriç, thotë se qëllimi i tyre është kthimi i të rinjve në vendlindjen e tyre. Çdo person që do të kthehet, do të marrë gjysmën e shumës pas nënshkrimit të një kontrate me komunën dhe gjysmën tjetër pas një viti të kaluar në zonën e Gradecit. Megjithatë,këtu nuk do të përfshihen njerëzit që janë me punë sezonale. (koha.mk)