007 i Gjermanisë: Zgjedhjet na rrezikohen nga rusët

Pas shqetësimeve të politikanëve gjermanë, edhe shefi i shërbimit të brendshëm sekret gjerman (BFV), Hans Georg Maassen e konsideron të mundshme që Rusia të përpiqet të ndikojë në fushatën elektorale në Gjermani. ”Në rrjetet sociale dhe në shumë uebfaqe shpërndahen dizinformacione të nivelit të lartë”, deklaroi Maassen në një intervistë për televizionin informativ publik Phoenix. ”Autori i këtyre dizinformimeve nuk njihet, kështu që duhet të konsiderojmë që bëhet fjalë për një fuqi të huaj, ndoshta edhe Rusia”, theksoi ai. “Vëmë re se, sa herë të marrëdhëniet mes Rusisë dhe Evropës janë në situatën më të keqe politike, Rusia zgjedh këto mjete për të ndikuar në politikën tonë”, shtoi Maassen.