Portieri i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel, kishte qenë një ndër personat e parë që kishte vrapuar drejt vendit ku ishte rrëzuar helikopteri i pronarit të klubit, Vichai Srivaddhanaprabha, dhe kishte shpërthyer në lot kur e kishte parë helikopterin në zjarr.
Rreth një orë pas përfundimit të ndeshjes mes Leicesterit dhe West Ham Unitedit, Srivaddhanaprabha ishte nisur nga stadiumi King Power me helikopterin e tij, megjithatë sapo e kishte kaluar stadiumin, helikopteri ishte rrëzuar në tokë, transmeton Gazeta Express.
Policia e Anglisë ende nuk i konfirmuar detajet e këtij incidenti, megjithatë BBC ka raportuar se Srivaddhanaprabha kishte qenë brenda helikopterit kur ai kishte marrë zjarr.
Stafi teknik dhe lojtarët e Leicesterit e kishin dëgjuar zhurmën që ishte bërë në momentin kur helikopteri ishte rrëzuar në tokë, dhe të gjithë kishin dalë me vrap në vendin e ngjarjen. I pari kishte arritur Schmeichel, i cili kishte filluar të qante menjëherë.