Ylli i Dortmundit, Jadon Sancho nuk është grumbulluar për ndeshjen e fundit ndaj Borussia Monchengladbach. Sancho shkoi me vonesë në stërvitje dhe nuk ka treguar arsyen. Klubi gjerman vendosi ta dënojë me 100 euro yllin anglez dhe trajneri të mos e grumbullojë për ndeshjen e djeshme, transmeton KosovaPress, përcjellë gazeta Koha.
Sancho këtë sezon është në formë shumë të mirë pasi po luan në kombëtaren e Anglisë, ndërsa në Bundesligë ka shënuar tri gola dhe ka bërë gjashtë asistime. Për anglezin ka shfaqur interesim United, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro. (koha.mk)