Real Madridi sapo e ka fituar për të tretën herë radhazi titullin e Kupës së Botës për Klube dhe klubi madrilen e përfundon vitin 2018 si klubi në pozitën e parë në radhitjen e UEFA-s, që i ka publikuar radhitjet e fundit për këtë vit.
Sipas radhitjes së UEFA-s, 13-herë fituesit e Ligës së Kampionëve e përfundojnë vitin 2018 me renditjen më të mirë nga të gjitha klubet evropianë, duke i grumbulluar plot 144 pikë, transmeton Gazeta Express.
Pas Real Madridit radhitet Bayern Munichu, ndërsa Barcelona dhe Atletico Madridi pozicionohen në vendin e tretë dhe të katërt. Për shkak të renditjes së mirë të klubeve spanjolle, edhe Federata e Futbollit të Spanjës është radhitur në pozitën e parë.
Këtu janë disa nga renditjet më të rëndësishme të UEFA-s, të cilët janë renditjet përfundimtare për vitin 2018:
Renditja për pesë vitet e fundit për klube (vlen për radhitjet nëpër vazo në shortet për garat evropiane):
Renditja për dhjetë vitet e fundit për klubet (përdoret për shpërndarjen e shpërblimeve financiare):
Renditja për pesë vitet e fundit për Federatat e Futbollit:
Renditja e këtij sezoni për Federatat e Futbollit:
Renditja e pesë viteve të fundit për klubet e grave:
Renditja e pesë viteve të fundit për Federatat e Futbollit të Grave: