Mesfushori italian, Andrea Pirlo edhe zyrtarisht ka njoftuar se tashmë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit si futbollist. Pirlo u pensionua në moshën 38 vjeçare në New York City, ndërsa më herët kishte luajtur edhe për Inter, Milan dhe Juventus. Pas pensionimit, Francesco Totti dhe Gianluigi Buffon i kanë dhënë lamtumirën ish-bashkëlojtarit me nga një mesazh empcionues.
“Kushdo që ka luajtur me Pirlon e ka kuptuar kuptimin e fjalës ‘unik’. Kampion që ka alternuar klasin, elegancën dhe përulësinë”, ka shkruar Buffon.
Ndërsa Totti shkruan: “Ka qenë nder të luaj me ju dhe kundër jush, një kampion me shumë klas”.