Ndërkohë që e gjithë Europa nderon ish-sulmuesin argjentinas Emiliano Sala, që humbi jetën pas një aksidenti ajror, një ngjarje e rëndë është verifikuar në Premier League. Në ndeshjen Southampton-Cardiff, fituar 2-1 nga miqtë, dy tifozë të ekipit vendës u tallën me ata miq.
Nga tribuna qendrore, dy tifozë të Southampton imitonin gjestin e një aeroplani. Kjo skenë e turpshme, 3 ditë nga gjetja e trupit të futbollistit në La Mansh, është filmuar nga kamerat amatore dhe është dënuar rëndë.
Keep an eye on the bloke in the middle, making plane expressions just two days after the Emiliano Sala confirmation, glad to say they both got ejected but had to shame them #CCFC #SOUCAR pic.twitter.com/nF57gpFMDh
— . (@ccfcben) February 9, 2019
Klubi i Southampton, përmes një deklarate për shtyp, konfirmon se 2 tifozë janë arrestuar e bashkë me ta i është dorëzuar policisë edhe dokumentacioni i nevojshëm për hetim. “Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me policinë për të evidentuar raste të tjera të tilla të turpshme karshi tifozëve të Cardiff. Kjo sjellje e shëmtuar është e patolerueshme. Klubi do të mbajë qëndrim karshi tifozëve”.
Mësohet se dy tifozët janë lënë të lirë nga policia, por klubi i Southampton u ka ndaluar hyrjen në stadium për 3 vitet e ardhshme. Cardiff është skuadra ku Sala duhej të luante, pas transferimit nga Nantë, në merkaton e janarit. Por avioni ku ai po udhëtonte u rrëzua dhe lojtari humbi jetën.