Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, preferoi të mos konfrontohej me tifozët e klubit madrilen, pasi skuadra e tij u mposht me nder në ndeshjen kundër Barcelonës, në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Ndërmjet dy golave të Luis Suarezit, Raphael Varane e shënoi një autogol, për t’ia dhënë fitoren me rezultat 3:0 katalonasve, të cilën u kualifikuan në finale të Kupës së Mbretit me rezultat të përgjithshëm 4:1, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Tifozët vendosën që të shkonin në kampin stërvitor të “Los Blancos” dje, për t’ia bërë të qartë Solarit dhe yjeve të Real Madridit se nuk janë të kënaqur me atë që ndodhi.
https://twitter.com/i/status/1101374386555314176
Përkundër që lojtarët nuk e patën problem të vozisin në atë pjesë, për të hyrë në qendrën e stërvitjeve, trajneri Solari vendosi të kthehej prapa me veturën e tij dhe të shkonte në qendër përmes një porte tjetër.
Solari është në rrezik që ta humbë pozitën e trajnerit të Real Madridit gjatë verës, përkundër që kontrata e tij nuk përfundon deri në vitin 2021. Ai u emërua në këtë pozitë në fund të tetor, pas shkarkimit të Julen Lopeteguit.
Ky triumf bën që Barcelona të jetë në finale të Kupës së Mbretit për të gjashtin vit radhazi, pasi e kanë fituar këtë trofe katër sezonet e fundit. Këtë sezon, ata po shpresojnë se do ta fitojnë tripletën.
Ndërsa, Real Madridi e di se Liga e Kampionëve është pothuajse e vetmja mundësi që ka për ta përfunduar sezonin me trofe, pasi që na tabelën e La Ligës janë plot nëntë pikë larg skuadrës së Ernesto Valverdes.