Gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Tottenhamit të martën në Camp Nou, sigurimi i klubit katalonas u kap në kamerë duke i goditur me shkopinj tifozët e Tottenhamit. Kjo video u publikua në rrjetet sociale nga një tifoz i klubit anglez. Ende mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar një reagim të tillë nga stafi i sigurimit, mirëpo në videot e publikuara online shihen tifozët përderisa tentonin t’i ndalonin sigurimin, transmeton Gazeta Express. Një tifoz me emrin Alex, i cili e postoi videon, kërkoi që Tottenhami ta raportojë këtë incident në UEFA. Ai e shfrytëzoi llogarinë e tij në rrjetin social Twitter për ta bërë këtë kërkesë për klubin anglez.
I just need to address this issue which happened last night during the game. Absolutely disgusting behavior by Barcelona stewards hitting us with batons for no reason! @SpursOfficial please send this to @UEFA @ChampionsLeague its disgusting. RT to find these scumbags! #THFC #COYS pic.twitter.com/JYk5N3u7fw
— Alex (@SBergwijn_) December 12, 2018
“Unë kam nevojë të flas për këtë problem që ndodhi gjatë ndeshjes së natës së kaluar. Është plotësisht e neveritshme sjellja e sigurimit të Barcelonës, të cilët po na godisnin pa asnjë arsye”, shkroi Alex.
“@SpursOfficial ju lutem dërgojani këtë @UEFA @Champions League, është e neveritshme”.
Kjo ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme për Tottenhamin, pasi që barazimi me rezultat 1-1 që e siguruan në këtë ndeshje ia siguroi atyre kualifikim në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.