Presidenti i Realit, Florentino Perez insiston që mesfushori, James Rodriguez ka të ardhme në klub. Kolumbiani ishte huazim për dy vite te Bayerni dhe gjatë kësaj verë ishte i lidhur me një transferim te Atletico ose Napoli. Mirëpo në momentin e fundit transferimi ka dështuar dhe tekniku francez e ka mirëpritur në “Santiago Bernabeu”.
James ka luajtur dy ndeshjet në shtëpi dhe ishte një ndër lojtarët më të mirë në fitoren ndaj Levantes të shtunën e kaluar. “James është lojtar me talent të madh dhe dikush që ka efekt në klub”, deklaroi ai.