Sulmuesi i Chelseas, Pedro është duke menduar për të ardhmen e tij në Angli. Sipas mediave angleze, spanjolli kërkon largimin pasi nuk po luan në “Stamford Bridge”.Ish-sulmuesi i Barcelonës, ka luajtur vetëm një ndeshje në gjashtë ndeshjet e fundit për “Blutë”, bën të ditur Gazeta Blic, përcjellë gazeta Koha. Kjo gjë ka bërë që 32-vjeçari të kërkojë largimin nga kampionati anglez.
Pedro u transferua të Chelsea para katër viteve nga Barcelona. Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në mini-afatin kalimtar të Janarit.