Këtë fundjavë, të burgosurit e burgut grek të Koridhalosit do të performojnë versionin e tyre të novelës së famshme të shkrimtarit të njohur rus, Anton Çehov, si pjesë e një programi teatror nga Teatri Kombëtar grek në këtë burg të sigurisë së lartë.
Pas 10 muaj përgatitjesh, të burgosurit do të japin shfaqje të shtunën dhe të dielën.
Në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të Ministrisë greke të Drejtësisë për Politikën e Krimit, Teatri Kombëtar grek e zhvillon këtë veprimtari për të dytin vit radhazi.
Vitin e kaluar, të burgosurit luajtën pjesën ”Furtuna” të Shekspirit