Një lajm i hidhur për futbollin, pasi që kapiteni i skuadrës nga Irlanda, Derry City ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare. McBride është gjetur pa shenja jete në banesën e tij të dielën në mëngjes, ndërsa sot lajmi është konfirmuar nga vetë klubi që bënë gara në Premier Ligën e Irlandës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Federata e Futbollit të Irlandës, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe klubit të lojtarit. Ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë çuar në vdekjen e 27-vjeçarit.