Kanë mbetur 10 ditë nga mbyllja e merkatos dhe klubi i Juventus po lëviz me hapa të shpejtë, pasi i duhet që të largoj disa lojtarë që janë jashtë planeve të trajnerit Sarri. Një ndër ta është edhe Mario Mandzukic. Për të cilin ka shfaqur interes klubi i Milanit.
Sipas medieve italiane të dyja ekipet italiane kanë nisur bisedimet për të përmbyllur gjithçka. Kroati pritet që t’i japë lamtumirën ekipit torinez në ditët në vazhdim.