“Reds” gjatë këtij sezoni janë në vendin e parë në tabelë me 25 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City në vendin e dytë. Liverpool është në formë të mirë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi dje mposhti skuadrën belge Genk me rezultat 4-1.Këto rezultate kanë bërë që trajneri Jurgen Klopp, të mos kërkojë blerje të reja dhe të vazhdojë me lojtarët aktualë, transmeton KosovaPress, përcjellë gazeta Koha.
Të dielën Liverpoolin e pret një ndeshje e vështirë ndaj Tottenhamit.