Përmes kanalit të tij në Youtube, një tifoz i Marseille, Mohammed Henni, është bërë i famshëm duke i thyer televizorët e tij sa herë që klubi francez pëson disfatë.
Përderisa konsiderohet normale të zemërohesh kur ekipi yt pranon gol apo humbë, shumë pak njerëz mbushen me aq zemërim saqë e thyejnë televizorin në shtëpi. Pikërisht këtë gjë e bën Henni, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Henni e incizon veten duke i thyer televizorët në shtëpinë e tij sa herë që ekipi i tij humb. Ai, në një intervistë për BBC, insistoi se nuk e bën këtë gjë për t’u treguar teatral, por për t’i bërë njerëzit të lumtur.
Henni, i cili ka mbi 1.1 milion ndjekës në kanalin e tij në Youtube, i ka thyer më shumë televizorë këtë sezon sesa që Marseille ka fituar ndeshje.
Ai i poston videot e këtyre ngjarjeve në kanalin e tij në Youtube, ku merr miliona shikime. Henni përdor mjete të ndryshme për t’i dëmtuar ekranet në shtëpinë e tij, përfshirë këtu edhe vet kokën e tij.