Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka shënuar fitore 72:68 ndaj Maqedonisë, në ndeshjen e parë të para kualifikimeve për Euro 2019.
Çerekun e parë Kosova e mbylli me 12 pikë epërsi 23:11, ndërsa në pushim të pjesës së parë shkuan me epërsi prej 20 pikëve 40:20.
Në dy çereket e fundit trajneri i Kosovës vendosi të ju jepte hapësirë më shumë disa lojtarëve nga Kosova, duke bërë që rezultati të ofrohej deri në 5 pikë 66:61, por në fund Kosova arrit që të shënonte fitore 72:68.
Ndeshjen e dytë Kosova do ta zhvillojë në udhëtim te Estonia me 9 gusht.