ISIS kërcënon se do të kryej sulme terroriste në Kupën e Botës “Rusia 2018”, duke përdorur një foto me Leo Messi dhe Neymar.
Argjentinasi shihet i ekzekutuar, ndërsa Neymar para momentit kur do t’i hiqej koka. Ata thonë se nuk do të ketë qetësi, deri sa të gjithë të bëhen myslimanë.
Messi dhe Neymar tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës me kombëtaret e tyre Argjentinën përkatësisht Brazilin. Kupa e Botës do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi.