Ish-mesfushori i Tottenhamit, Jamie O’Hara ka thënë se sulmuesi Harry Kane, nuk do t’i bashkohet Manchester United. Raportohet se futbollisti anglez do të transferohet në verën e ardhshme te United për 200 milionë euro, transmeton KosovaPress, përcjellë gazeta Koha.
I këtij mendimi nuk është O’Hara, i cili beson se nëse do të ndërronte klub, 26-vjeçari do t’i bashkohej Manchester Cityt.
“Nëse pranohet shifra prej 200 milionë euro prapë nuk do të ndodhë. Nuk jam duke mos i respektuar, por Tottenham janë skuadër më e mirë. Nëse do të largohet, me siguri do të transferohet në një skuadër e cila mund të fitojë trofe dhe ajo skuadër nuk do të jetë Manchester United. Nuk mendoj se do të transferohet në Spanjë. Mendoj se dëshiron të thyejë rekordin e Alan Shearer duke u bërë golashënuesi më i madh në histori të Premier Ligës. Nëse kërkon largimin do t’i bashkohet Cityt, varet nga City për ta blerë”, deklaroi ai.
Ndeshja e radhës për Tottenham do të jetë shumë e vështirë, pasi do të luaj kundër kampionit të Evropës, Liverpool, i cili nuk di për humbje në kampionatin anglez.