Derbi i Mançesterit do t’i argëtojë përsëri tifozët e futbollit sot në orën 17:30 në stadiumin Etihad, ku do të përballen nga rivalët më të mëdhenj të Premierligës, Manchester City dhe Manchester Unitedi.
Nëntë pikë i ndajnë këto dy klube para kësaj ndeshjeje, dhe skuadra e Pep Guardiola mund t’i rrisë edhe më tej shpresat për mbrojtjen e titullin të Premierligës, nëse arrijnë të sigurojnë fitore në këtë ndeshje, transmeton Gazeta Express.
Skuadra e Jose Mourinhos nuk e ka filluar sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që skuadra e tij hyn në këtë derbi nga pozita e shtatë, pasi që i kanë humbur tri ndeshje dhe janë ende katër pikë larg sigurimit të fazës së ardhshme të Ligës së Kampionëve.
“Djajtë e kuq” i kanë arritur tri fitore në pesë ndeshjet e fundit, dhe do të shkojnë në Etihad me vetëbesim të shtuar pas fitores në fundjavë kundër Juventusit në stadiumin Allianz me rezultat 2-1, ndeshje kjo në kuadër të Grupit H të Ligës së Kampionëve.
Ndërsa, Manchester City e ka filluar këtë sezon në mënyrë pothuajse të përsosur, dhe tani pozicionohen në vendin e parë në tabelën e Premierligës, dy pikë larg rivalëve, Chelseat dhe Liverpoolit.
Skuadra e Guardiolës ka arritur të shënojë 18 gola në tri ndeshjet e fundit, përfshirë këtu edhe ndeshjes e mesjavës në kuadër të Ligës së Kampionëve, kur e mposhtën me rezultat 6-0 Shakhtar Donetskin.
Herën e fundit që këto dy skuadra u ndeshën, Manchester Unitedi arriti ta përmbysë rezultatin nga 0-2 në 3-2, duke ia shtyrë kështu festimet për titullin e Premierligës Manchester Cityt edhe për një javë më shumë.
Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:
Manchester City: Ederson; Mendy, Laporte, Stones, Ëalker; D. Silva, Fernandinho, B. Silva; Sterling, Aguero, Mahrez.
Manchester United: De Gea; Shaw, Lindelof, Smalling, Young; Pogba, Matic, Herrera; Martial, Sanchez, Lingard.